Refundimi i TVSH-së | Kthimi i tatimit

Adresë: Stevana Markovića 8, Beograd

Имо Македонија | Враќање на ДДВ
Враќање на ДДВ | Имо
Povrat poreza PDV-a | Mapa Evrope

Kthim i TVSH-së

Kthim i TVSH-së

Shërbimi ynë i kthimit të tatimit (vat refund) është plotësisht origjinal dhe shërbim relativisht i ri në tregun e Serbisë. Qëllimi i këtij shërbimi është që personave juridikë të cilët janë të regjistruar në Serbi, t’ju kryejmë kthimin e TVSH-së nga shtetet e huaja.

Me kthimin e TVSH-së nga shtetet e huaja, personat juridikë nga Serbia mund të kursejnë madje 1/5 e shpenzimeve jashtë vendit pasi që shumica e normave të TVSH-së në shtetet evropiane është rreth 20% (duke filluar nga 17 deri në 27%).

Siguria juridike

Klientëve tonë ju ofrohet SIGURI JURIDIKE e cila nënkupton respektim absolut të rregulloreve dhe procedurave vendore lokale për çdo shtet në veçanti nga i cili bëjmë kthim të TVSH-së nga shtetet e jashtme (vat reclaim).

Këtë SIGURI e ofrojmë falë rrjetit tonë ndërkombëtar Cash Back, që gëzon reputacion të madh dhe vlerësim të lartë nga drejtoritë tatimore vendore. Ky reputacion është përfituar për 25 vjet me radhë dhe bazohet para se gjithash në raportin profesional si dhe në faktin se rrjeti Cash Back është i specializuar ekskluzivisht për shërbimin e kthimit të TVSH-së ndërkombëtare (Tax Reclaim).

Ligjshmëri e plotë

Përdoruesve të shërbimeve tona ju ofrojmë LIGJSHMËRI TË PLOTË të cilësive të shërbimeve pasi që për çdo kthim të ndarë të TVSH-së së huaj, çdo klient i yni merr Vendimin e drejtorisë tatimore vendore i cili shërben si bazë ligjore që të hyrat nga kthimi i tvsh-së së huaj të regjistrohen dhe shënohen në libra si të gjitha të ardhurat tjera ligjore nga cilado veprimtari e klientit.

Transparenca

Shërbimi ynë është plotësisht TRANSPARENT pasi që klientëve u mundësojmë që tërë procesin dhe të gjitha procedurat, duke filluar nga pranimi i dokumenteve në drejtorinë tatimore vendore deri te faza e pagesës së parave, të ndjekin "on line" pemës shifrës që marrin nga ne.

Të gjitha dokumentet në rrjetin Cash Back gjithmonë dhe ekskluzivisht dërgohen me shërbim ndërkombëtar të regjistruar korrieri të llojit DHL, TNT apo të ngjashme. Ofrojmë siguri të plotë për të gjitha dokumentet pasi që kemi sigurim të tërë grupit dhe politikë personale të dëmshpërblimit për:

  • rastin e humbjes së dokumenteve gjatë ruajtjes ose transportit
  • rastin e gabimit apo neglizhencës

Thjesht, me shërbimin e kthimit të TVSH-së së huaj, klientëve tonë iu ofrojmë rehati të plotë afariste sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

Враќање на ДДВ | Имо

REFUNDIMI I TVSH-së

Ne ofrojmë kthim ose refundim të TVSH-së nga shtetet e huaja (eng. tax refund) për personat juridik në Serbi, Mal të Zi, BeH, Kroaci, Maqedoni dhe Slloveni.

Враќање на ДДВ за саеми | Имо

REFUNDIMI I TVSH-së PËR PANAIRE

Ktheni paratë që investoni. Ne ofrojmë kthim të TVSH-së nga shtetet e huaja për firmat të cilat marrin pjesë në panaire ndërkombëtare në botë.

Враќање на ДДВ за хотелско сместување

REFUNDIMI I TVSH-së PËR AKOMODIM HOTELIER

Keni paguar akomodim jashtë vendit përmes firmës? Na telefononi dhe ktheni parat tuaja përmes kthimit të TVSH-së.

Враќање на ДДВ за патување | Имо

REFUNDIMI I TVSH-së PËR UDHËTIME

Udhëtoni nëpër botë dhe nuk dini a mund të ktheni së paku një pjesë të parave që shpenzoni? Ne jemi aty që të kthejmë paratë për ju përmes kthimit të TVSH-së.

Враќање на ДДВ за патување | Имо

REFUNDIMI I TVSH-së PËR TRANSPORT

Ne kthejmë paratë tuaja për transport (karburanti dhe pagesa e udhëve për transport ndërkombëtar të mallrave dhe udhëtarëve) përmes kthimit të TVSH-së.

Враќање на ДДВ | Имо

REFUNDIMI I TVSH-së PËR TRAJNIME, SIMPOZIUME DHE KONGRESE

Keni qenë në trajnim, simpozium ose kongres jashtë vendit dhe dëshironi të ktheni paratë e investuara? Na telefononi dhe realizoni kthimin e TVSH-së.

Refundimi i TVSH-së për | Cash Back IMO

Cash Back IMO, Shkupi është përfaqësuesi ekskluziv dhe gjeneral i kompanisë zvicerane Cash Back (www.unitedcashback.com) për tregun e: Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë.

Kjo kompani zvicerane, për mbi 20 vjet, merret ekskluzivisht me refundimin e TVSH-së nga shtetet e huaja (tax refund) për personat juridikë dhe ka zyrat në 38 shtete të botës.

Firma jonë është e specializuar në shërbimet e refundimit (kthimit) të TVSH-së nga shtetet e huaja, për firma nga Maqedoni në emër të shpenzimeve për shërbime të bëra jashtë vendit.

Pse të na zgjidhni

Sepse shërbimet e refundimit të tatimeve jashtë vendit (TVSH-së, eng. VAT RECLAIM) për persona juridikë në Serbi i bëjmë sipas standardeve të njëjta ashtu si ky shërbim kryhet në Gjermani, Francë apo çfarëdo shtet tjetër në BE.

Rrjeti Cash Back, të cilit i takon edhe zyra në Beograd, posedon certifikatë ndërkombëtare IVA, e cila është standardi më i lartë ndërkombëtar për këtë lloj të shërbimeve.

Refundimi i TVSH-së | Kush janë klientët tanë

Klientët në rrjetin tonë janë kompanitë me markat dhe brendet më të njohura të mallrave.

Në rrjetin tonë 40% e klientëve janë aty për më shumë se 5 vjet.

Telefononi zyrën tonë lokale dhe bëhuni klient i yni.

Të mbesim në kontakt